Trumpi thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit

Trumpi thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit

Bota March 16, 2026 - 18:55

Donald Trump e ka “sulmuar” sërish Mbretërinë e Bashkuar, duke e renditur atë midis kombeve që kanë refuzuar të ndihmojnë në luftën kundër Iranit. 

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite, presidenti amerikan tha se ishte “shumë i befasuar” që Mbretëria e Bashkuar nuk do të merrte pjesë dhe “vërtet nuk donte ta bënte këtë”.

“Thashë, nuk doni ta bëni? Ne kemi qenë me ju. Ju jeni aleati ynë më i vjetër dhe ne shpenzojmë shumë para për, e dini, NATO-n dhe të gjitha këto gjëra për t’ju mbrojtur.”

Në disa momente, presidenti dukej sikur linte të kuptohej se i kishte kërkuar Sir Keir Starmer të dërgonte dy transportues aeroplanësh në Lindjen e Mesme, pa e përmendur emrin e tij, raporton SkyNews, trasnmeton Klankosova.tv 

“Ai nuk donte ta bënte vërtet këtë. Mendoj se është e tmerrshme”, tha Trump.