Trump: Jo menjëherë, por do të tërhiqemi shumë shpejt nga Irani

Trump: Jo menjëherë, por do të tërhiqemi shumë shpejt nga Irani

Bota March 17, 2026 - 23:48

SHBA-të nuk janë ende gati të largohen nga Irani, por Trump paralajmëron largim të afërt.

Një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump nëse ka një plan për Iranin.

Ai tha se nëse forcat amerikane do të largoheshin menjëherë, do t’u duheshin dhjetë vjet që të rindërtojnë strukturat e vendit, shkruan skynews.

“Ne nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi së shpejti, shumë shpejt”, theksoi 79-vjeçari.

Komentet e fundit shtojnë paqartësinë mbi afatin kohor të SHBA-ve për luftën në Iran.

Më parë, lideri amerikan kishte thënë se konflikti do të zgjasë “katër deri pesë javë”.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shtoi se presidenti ka “të gjithë lirinë për të vlerësuar kohëzgjatjen – katër javë, dy javë, gjashtë javë”.

Ndërkohë, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kampanja ushtarake, tashmë në javën e tretë, mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë.