Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Bota March 18, 2026 - 16:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur alarmin se Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Zelensky tha në një intervistë me BBC se beson që Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron një “luftë të gjatë” midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara sepse kjo do të dobësonte Ukrainën, si dhe do të devijonte burimet dhe mbështetjen e SHBA-së.

“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus. Përveç çmimeve të energjisë , kjo do të thotë edhe pakësim i rezervave amerikane dhe pakësim i prodhuesve të mbrojtjes ajrore. Pra, ne kemi një pakësim të burimeve”, tha Zelensky.

Ai tha se SHBA-të prodhojnë 60 deri në 65 raketa në muaj, dhe në ditën e parë të luftës në Iran, përdorën 803 raketa.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se do të ketë mungesë të raketave interceptuese Patriot të prodhuara në SHBA, duke krijuar “një sfidë” për Kievin.

“Pyetja tani është kur do të shterohen të gjitha rezervat në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Më herët në mars, Zelensky paralajmëroi se raketat për sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot ishin në mungesë. Ai më parë bëri një thirrje për të siguruar më shumë raketa Patriot në këmbim të dërgimit të dronëve interceptues te aleatët në Gjirin Persik, të cilët u sulmuan nga Irani. /abcnews