OBSH-ja thotë se sulmi ndaj spitalit në Sudan ka lënë 64 të vdekur
Bota
March 21, 2026 - 23:32
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të shtunën se një sulm ndaj një spitali në Darfurin Lindor, Sudan, vrau të paktën 64 persona, përfshirë fëmijë, staf mjekësor dhe pacientë
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm I OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.
OBSH tha se sulmi i së premtes ndaj Spitalit Mësimor Al Deain e ka bërë objektin jofunksional, duke ndërprerë shërbimet thelbësore mjekësore në qytet, raporton Reuters.