Vdes ish-kryeministri francez
Bota
March 23, 2026 - 10:43
Ka vdekur në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez Lionel Jospin, një socialist që ndërmori reforma si java e punës 35-orëshe dhe njohja ligjore e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks.
Jospini, i cili drejtoi qeverinë nga viti 1997 deri në 2002-in, dha frymën e fundit të dielën, sipas deklaratës së familjes për agjencinë Agence France-Presse.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002 Jospini u paraqit si një figurë e pastër dhe e besueshme përballë rivalit të tij konservator Jacques Chirac.
Megjithatë, në një rezultat të papritur, kandidati i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen e kaloi në balotazh, duke e eliminuar Jospinin nga gara dhe duke tronditur politikën franceze.
Pas këtij momenti ai u tërhoq nga politika.