Irani zotohet të luftojë “deri në fitoren e plotë”
Pasi hodhi poshtë pretendimet e Donald Trumpit për bisedime “produktive”, Irani është zotuar se do të vazhdojë luftën.
Një zëdhënës i komandës së lartë ushtarake të vendit tha se forcat e armatosura do të luftojnë “deri në fitoren e plotë”, raporton Skynews, transmeton Zeri.info.
Kjo deklaratë vjen në një linjë të ngjashme me qëndrimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili është zotuar të vazhdojë sulmet ndaj Iranit dhe Libanit, pavarësisht komenteve të fundit të Trumpit.
Më herët, një institut kërkimor izraelit raportoi se Irani aktualisht ka rreth 1,000 raketa në dispozicion.
Sipas vlerësimit, Irani e kishte nisur luftën me rreth 2,500 raketa balistike, të cilat mund të lëshoheshin nga mjete transporti ose nga silose nëntokësore. /Zëri