Trump: SHBA-ja po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës
Bota
March 24, 2026 - 20:44
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë me Iranin për një armëpushim për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump.
“Ajo që thashë dje ishte pikërisht e saktë. Aktualisht, jemi në negociata”, tha presidenti amerikan.
Ai specifikoi se i dërguari i tij Steve Witkoff, dhëndri i tij Jared Kushner, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio po merrnin pjesë në këto diskutime.
Trump pretendoi se Irani u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara “një dhuratë shumë të madhe” në lidhje me hidrokarburet, pa dhënë detaje.
“Ishte një dhuratë shumë e madhe, ekuivalente me shumë para'”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.