Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës

Bota March 25, 2026 - 19:45

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar zgjidhja më e mirë për luftën është ajo diplomatike.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që tani të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për këtë luftë.”

Merz theksoi se përfundimi i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për rritjen e çmimeve të naftës.

Kancelari theksoi se kishte shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit në lidhje me luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në telefonatat e fundit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

“Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë”, shtoi ai. /abcnews