Antonio Costa: Sulmet kundër popullit të Izraelit nga Irani dhe Hezbollahu duhet të ndalen menjëherë
Bota
March 26, 2026 - 23:33
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa shprehu sot solidaritetin e BE-së me popullin izraelit. Costa, gjatë një telefonate me Presidentit të Izraelit Isaac Herzog foli për luftën në Lindjen e Mesme.
“Shpreha solidaritetin e BE-së me popullin e Izraelit duke pasur parasysh sulmet e përditshme nga Irani dhe Hezbollahu. Sulme të tilla duhet të ndalen menjëherë”, tha Costa në një postim në platformën X.
Gjithashtu bëri thirrje edhe për mbrojtje të civilëve.
“Mes dhunës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, bëra thirrje për deeskalim dhe përmbajtje maksimale, për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët”, shtoi ai. /abcnews