Trumpi thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit
Bota
March 28, 2026 - 23:56
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje vendeve në Lindjen e Mesme të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, arritjen më të rëndësishme të politikës së jashtme që nga mandati i tij i parë në detyrë.
“Shpresojmë që të gjitha vendet do të jenë pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit”, tha presidenti të premten në një samit për Institutin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme në Miami.
Ai theksoi se disa vende shumë të guximshme e bënë këtë. Administrata Trump e ka bërë zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit një nga qëllimet e saj kryesore të politikës së jashtme. Marrëveshja solli normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe të tjerët. /euronews