Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiç të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiç të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Bota March 30, 2026 - 19:55

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovië, ka bërë të ditur se nuk ka kushte që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuëië, të vijë në Kroaci, prandaj ai ka vendosur të anulojë takimin e Procesit “Brdo-Brioni” që ishte planifikuar të mbahej në maj në Kroaci.

Në një deklaratë të shkruar, Milanovië tha se shprehjet dhe veprimet e presidentit Vuëië në ditët dhe javët e fundit janë në kundërshtim me qëllimet e Procesit “Brdo-Brioni”, dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Procesi “Brdo-Brioni” është një iniciativë e Kroacisë dhe Sllovenisë (të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian) që synon të përmirësojë bashkëpunimin rajonal dhe të përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Evropës Juglindore. Samiti i këtij procesi ishte planifikuar të mbahej në maj të këtij viti.

Milanovië theksoi se takimi do të mbahet vetëm kur të krijohen kushtet e duhura, pas konsultimeve mes tij dhe presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila është bashkudhëheqëse e Procesit “Brdo-Brioni”.