Irani mohon se i ka kërkuar Trumpit armëpushim

Irani mohon se i ka kërkuar Trumpit armëpushim

Bota April 01, 2026 - 20:17

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se shteti ka kërkuar armëpushim.

Zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei, e ka quajtur pretendimin “të rremë dhe i pabazë”, raportoi Al Jazeera. Të mërkurën, Trumpi pretendoi se Irani u kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës armëpushim dhe se do të konsideronte kërkesën vetëm pasi Irani të hapte Ngushticën e Hormuzit.

Trumpi të martën në mbrëmje ka deklaruar se lufta në Iran mund të marrë fund brenda dy ose tre javëve. /abcnews