Presidenti i Iranit letër të hapur popullit amerikan: S’jemi agresorë, mbrojmë vendin tonë

Presidenti i Iranit letër të hapur popullit amerikan: S’jemi agresorë, mbrojmë vendin tonë

Bota April 01, 2026 - 22:06

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se paraqitja e Iranit si kërcënim për sigurinë është optikë e gabuar, duke e përshkruar vendin e tij si një civilizim të lashtë me një histori mbrojtjeje.

Në një letër të hapur për amerikanët, ai theksoi se Irani kurrë nuk ka nisur një luftë, por gjithmonë ka kundërshtuar sulmet , me vendosmëri.

Ai shtoi se portretizimi i Iranit si kërcënim iu shërben interesave të jashtme dhe motiveve politike e ekonomike të fuqive botërore. Sipas tij, ky imazh i krijuar synon të justifikojë presionin, të ruajë dominimin ushtarak dhe të kontrollojë tregjet strategjike. /abcnews