Trumpi publikon pamjet e shkatërrimit të urës më të lartë në Lindjen e Mesme që gjendet në Iran  

Trumpi publikon pamjet e shkatërrimit të urës më të lartë në Lindjen e Mesme që gjendet në Iran  

Bota April 02, 2026 - 22:39


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar pamje që pretendohet se tregojnë goditjen e një ure të rëndësishme në Iran, duke paralajmëruar për zhvillime të tjera në vijim.

Trump i bëri thirrje Teheranit që të arrijë një marrëveshje sa më parë, duke paralajmëruar pasoja të rënda në të kundërt.

“Shembet ura më e madhe në Iran dhe nuk do të përdoret më kurrë – shumë gjëra të tjera do të pasojnë! Është koha për Iranin që të arrijë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë, dhe nuk ka mbetur asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh!”, u shpreh ai.

Sipas Fars News Agency, bëhet fjalë për urën B1 që lidh Teheranin me Karajin, ura me një lartësi prej 136 metrash, konsiderohet si më e larta në Lindjen e Mesme dhe ishte inauguruar më herët gjatë këtij viti.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa deklaratat e fundit të presidentit amerikan pritet të shtojnë edhe më tej shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në Lindjen e Mesme.