Irani ofron 60 mijë dollarë për gjetjen e pilotit amerikan
Bota
April 04, 2026 - 13:19
Autoritet e shtetit të Iranit kanë lëshuar një njoftim ku kanë bërë të ditur se kush e gjen pilotin amerikan i cili është rrezuar nga avioni luftarak F-15, do të fitoj 60 mijë dollar.
Kështu ka bërë të ditur korrespodentja e Skynews, e cila ka raportuar nga shteti Iranian, duke treguar se ka trupa amerikane në terren për gjetjen e pilotit.
Avioni luftarak F-15 u rrëzua mbi Iran, me një pilot të shpëtuar dhe tjetrin ende të zhdukur.
“Ka një shpërblim për kokën e atij piloti, me guvernatorët lokalë që thonë: merrni 60,000 dollarë nëse e dorëzoni atë gjallë në polici në rajon.” Ka thënë Diana Magnay.