Vjen reagimi i Trumpit pas rrëzimit të avionit luftarak nga Irani
Bota
April 04, 2026 - 14:14
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata.
Trumpi nuk pranoi të flas se deri ku ka arritur operacioni për kërkim-shpëtimin e pilotit amerikan në shtetin e Iranit.
Një pilot ishte shpëtuar i gjallë, ndërsa një tjetër ende është në kërkim, ndërsa autoritet iraniane kanë lëshuar një njoftim se kush do të që e gjen pilotin, ka shpërblim 60 mijë dollarë.
Trumpi është pyetur nga gazetarët se a do të ndikojë kjo situatë në zhvillimin e negociatave mes dy palëve, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar president amerikan.
“Jo, është luftë. Jemi në luftë”, tha Trumpi.