Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hapet së shpejti

Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hapet së shpejti

Bota April 04, 2026 - 14:51

Raporti më i fundit të CIA-s Amerikane paralajmëron se Irani nuk pritet që të lejojë një hapje të shpejtë në Ngushticës së Hormuzit duke e përdorur kështu kontrollin mbi këtë korridor jetik si mjet presioni ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Mbarë botës.

Ishin mediat ndërkombëtare që raportuan lajmin duke cituar tre burime pranë shtëpisë së Bardhë ndërsa Teherani kërcënoi këtë të shtunë se mund ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit me Vite.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës, mbetet pothuajse e paralizuar. Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë mund të ketë efekt të kundërt nga ai i synuar fillimisht, duke rritur ndikimin rajonal të Iranit dhe duke dëshmuar aftësinë e tij për të kërcënuar furnizimet globale me energji.

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar vështirësitë për rihapjen e kësaj rruge ujore, duke sugjeruar se forcat amerikane mund ta bëjnë këtë “lehtësisht”. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai u shpreh se një veprim i tillë do të sillte përfitime të mëdha ekonomike.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se një ndërhyrje ushtarake për të detyruar hapjen e ngushticës mund të jetë e kushtueshme dhe të rrezikojë përfshirjen e Shtetet e Bashkuara në një konflikt të zgjatur në rajon.

Zhvillimet në Ngushtica e Hormuzit mbeten kyçe për tregjet globale dhe stabilitetin energjetik, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë të rriten. /abcnews