Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largët nga Toka ndonjëherë
Ekuipazhi i anijes kozmike Artemis II ka udhëtuar distancën më të largët në hapësirë nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur nga misioni Apollo 13.
Në njoftimin e lëshuar nga NASA thuhet se astronautët pritet të afrohen më së shumti me Hënën rreth orës 7:02 pasdite, që tek ne i bie rreth orës 01:02 e mëngjesit.
“Astronautët e misionit Artemis II kanë thyer rekordin për distancën më të madhe nga Toka në orën 1:56 pasdite EDT (17:56 UTC). Ky rekord më parë ishte vendosur gjatë misionit Apollo 13, kur astronautët udhëtuan 248,655 milje larg Tokës. Hëna vazhdon të bëhet gjithnjë e më e madhe në dritaret e anijes kozmike Orion, ndërsa misioni Artemis II përgatitet për të vëzhguar anën e largët. Astronautët pritet të afrohen më së shumti me Hënën rreth orës 7:02 pasdite EDT (23:02 UTC)”, thuhet në njoftimin e NASA’s.