OKB-ja voton për rezolutën mbi ngushticën e Hormuzit
Bota
April 07, 2026 - 10:53
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë për një rezolutë që synon të adresojë kërcënimet e Iran ndaj ngushticës së Hormuzit, bëjnë të ditur burime diplomatike për AFP-në.
Sipas draftit të fundit, dokumenti i kërkon Iranit të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe çdo përpjekje për të penguar kalimin tranzit ose lirinë e lundrimit në këtë korridor kyç detar.
Megjithatë, kundërshtimet nga disa anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje kanë bërë që teksti të zbutet. Versioni aktual i rezolutës nuk përfshin autorizim të drejtpërdrejtë për përdorimin e forcës. /euronews