Vritet dora e djathtë e Hezbollahut, njofton Izraeli

Vritet dora e djathtë e Hezbollahut, njofton Izraeli

Bota April 09, 2026 - 10:16

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassemit, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut.

“Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, dhe luajti një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, tha IDF-ja.

“Gjatë natës, IDF-ja goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollahut për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lançues”, shtoi ajo.

Rreth 10 depo armësh, lansues dhe qendra komande u goditën gjithashtu në Libanin Jugor, sipas IDF-së.

Siç raportohet, sulmet izraelite vranë të paktën 254 persona në të gjithë Libanin dje.

Bombardimet intensive goditën zonat e banuara, duke përfshirë Bejrutin, ku u vranë 91 persona. /Telegrafi