Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, të paktën 132 të vdekur dhe 570 të plagosur
Foto: AP

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, të paktën 132 të vdekur dhe 570 të plagosur

Bota August 11, 2026 - 09:37

Përpjekjet për shpëtim dhe reagimi emergjent po vazhdojnë në Kolumbi, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4, i cili goditi vendin të hënën në mëngjes, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe duke detyruar qytetarët të largohen me nxitim nga shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat.

Sipas një përditësimi të autoriteteve atje, të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe 570 të tjerë janë lënduar. Vetëm në qytetin perëndimor të Pereira janë raportuar 60 viktima.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura. /Zëri