6 janar 1999, dita kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serbë [video]
Dosier
January 06, 2026 - 08:28
Më 6 janar të vitit 1999 zona Operative e Shalës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Bare të Shalës së Bajgorës, kishte zënë rob tetë ushtarë serbë.
Të njëjtët më 13 janar janë shkëmbyer me nëntë ushtarë të UÇK-së.
Ata u morën peng pas luftimeve që kishin ndodhur në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.
Megjithatë, agjencia e lajmeve AP kishte publikuar edhe një video të ushtarëve të zunë rob nga UÇK-ja.
Njëri nga ta me një anglishte jo të mirë, kishte treguar se ata nuk keqtrajtoheshin, nuk u rrahën e as nuk u sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.
Madje, ushtarëve serbë u ishte dhënë edhe ushqim e veshmbathje.
Më poshtë sjellim videon e AP-së: