NLB Banka lanson produktin më të ri ‘NLB Pay-Kuleta digjitale’

NLB Banka lanson produktin më të ri ‘NLB Pay-Kuleta digjitale’

Ekonomia shtator 18, 2019 - 11:12
Detajet

NLB Banka sot prezantoi produktin më të ri në tregun bankar të Kosovës, “NLB Pay - Kuleta digjitale”, aplikacion në telefonin mobil, i cili mbështet të gjitha kartelat e brendit Mastercard.

Ky produkt unik në tregun kosovar lejon klientët e NLB Bankës të ekzekutojnë pagesat e tyre në terminalet POS në vend dhe jashtë vendit përmes telefonit mobil i cili zëvendëson kartelat fizike.

Të pranishëm ishin kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB d.d në Lubjanë, z. Blaz Brodnjak, kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB sh,a, Prishtinë, Albert Lumezi, znj, Vanya Manova Menaxhere Rajonale për Bullgari, Maqedoni Veriore, Shqipëri dhe Kosovës në Mastercard dhe z.Aleksander Kurtevski, drejtori menaxhues në Bankart, Slloveni.

Kryetari i Bordit udhëheqës të NLB d.d në Lubjanë, Blazh Brodnjak shprehu kënaqësinë që NLB Group, si lider rajonal, lansoi kuletën digjitale NLB Pay edhe në tregun e Kosovës, gjithmonë me synim që të ofrojë shërbimet dhe produktet më të mira për klientë në tregjet ku vepron.

Ndërsa, kryetari i Bordit udhëheqës të NLB Bankës sh.a, Prishtinë, Albert Lumezi, me këtë rast tha se ndihet krenar që janë të parët në tregun e Kosovës për t’iu mundësuar klientëve të bëjnë pagesa përmes telefonit mobil.

Sipas tij, aplikacioni NLB Pay ofron mënyrën më moderne, më të lehtë dhe më të sigurt.

NLB Banka sh.a, të gjithën pjesëmarrësve në këtë ngjarje, ua ofroj mundësinë që të paguajë me telefon përmes aplikacionit NLB Pay, donacion në dobi të Handikos në përkrahje të personave me nevoja të veçanta. Shuma e paguar nga të pranishmit do të dyfishohet me donacion nga NLB Banka në vazhdën e përgjegjësisë korportaive dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë.

Ky është artikull i sponzorizuar.