ATK konfiskon mallra e pasuri në vlerë të afro 200 mijë eurove

ATK konfiskon mallra e pasuri në vlerë të afro 200 mijë eurove

Ekonomia November 01, 2019 - 14:46
Detajet

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar.

Procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës është zhvilluar ndaj 8 tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 183,778.39 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi trend pozitiv të zvogëlimit të borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave”.

“Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, ATK ka mbledhur gjithsejtë 83.6 milion euro borxhe, që në krahasim me vitin e kaluar kemi zvogëluar borxhin për 21 milion euro. ATK do të vazhdoj mbledhjen e të gjitha borxheve të pa-paguara, duke u ofruar tatimpaguesve mundësin e lidhjes së marrëveshjeve për pagesë të borxheve sipas procedurave të parapara ligjor”.

” Në të njëjtën kohë ndaj të gjithë tatimpaguesve borxhlinj, të cilët neglizhojnë pagesën e borxheve të tyre, ATK do të aplikoi mbledhjen e detyrueshme për inkasimin e këtyre borxheve, që nënkupton konfiskimin e pasurisë, dhe format tjera detyruese të parapara me ligj”.

Përveç konfiskimit të pasurisë, ATK bën me dije se aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatorë, të cilat janë të papaguara.