Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja

Ekonomia March 26, 2020 - 11:28

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot ka njoftuar tatimpaguesit për formën e marrjes se formularit për lëvizje të lirë të bizneseve, përcjell “Zëri.info”.

Njoftim për tatimpagues;

Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.

Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” mund të shkarkohet në këtë link/vegës, ku me pastaj duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve,  të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf?

http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf?fbclid=IwAR0zd2AXd37j5xuI2j_fxS3fJdp9cnSHgOwSAz-xZrGCIMucgz-9VAUCWcI