Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Ish-ministri mbështet qeverinë për privatizimin e pjesshëm të Telekomit

Ish-ministri mbështet qeverinë për privatizimin e pjesshëm të Telekomit

Ekonomia June 05, 2020 - 17:55

Qeveria e re e Kosovës, ka në plan privatizimin apo shitjen e aksioneve të ndërrmarrjeve publike, e këtu bën pjesë edhe Telekomi.

Këtë qasje të Qeverisë Hoti, ndaj privatizimit të pjesshëm të Telekomit, e ka mbështetur ish-Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, pivatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen.

"E përshendes qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit!Privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë” ka shkruar Lluka.

Hapa drejt privatizimit të Telekomit, Lluka thotë se ka marrë edhe në kohën kur ishte ministëri në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar ish-ministri, i cili ka shprehur gatishmërinë që përvojën e tij MZHE t'ia ofroj qeverisë aktuale, në mënyrë vullnetare dhe pro-bono./Zëri