Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
AKB: As taksa, as reciprociteti nuk janë më shumë se shteti i Kosovës

AKB: As taksa, as reciprociteti nuk janë më shumë se shteti i Kosovës

Ekonomia June 06, 2020 - 12:56

Vendimin e Qeverisë për heqjes e reciprocitetit ndaj Serbisë, e ka mbështetur edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, duke thënë se ky vendim përcakton ekonominë e lirë të tregut të bazuar në konkurrencë të barabartë, transmeton Zeri.info

“Vendimi i sotëm i Qeverisë i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane të bazuar në rekomandimet e aleatëve ndërkombëtar sidomos të SHBA dhe EU ku përfitimet mund të jenë të shumëfishta në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik drejt integrimeve te Republikës dhe daljes nga GETO”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje ABK thekson se Qeveria e Kosovës duhet të dakordohet me veprimet pro dhe kundër, por duhet të jetë gjithnjë në interes të shumicës.

“As taksa, as reciprociteti e as dhuna politike dhe ekonomike nuk janë më shumë se shteti i Kosovës”,thuhet në fund të komunikatës