“Netflix”-i do t’i investojë 100 milionë dollarë në bankat e pronarëve me ngjyrë

“Netflix”-i do t’i investojë 100 milionë dollarë në bankat e pronarëve me ngjyrë

Ekonomia July 02, 2020 - 15:44

Kompania “Netflix” deklaroi se do të investojë në bankat me pronësi të njerëzve me ngjyrë, përpjekje kjo për të ndihmuar mbylljen e hendekut të pasurisë midis “Amerikës së Zezë” dhe “të Bardhë”, shkruan CNN.

Platforma e filmave online prezantoi planet për depozitim të 2% të parave të gatshme në pronësi, ose rreth 100 milionë dollarë, në institucionet financiare, si dhe organizatat e zhvillimit të komunitetit, që për pronarë kanë zezakë, të cilët kanë një rekord më të mirë të huadhënies ndaj pakicave sesa bankat kryesore të konsumatorëve.

Bankat e pakicave dhe sindikatat e kredisë përfaqësojnë vetëm 1% të aseteve të përgjithshme bankare tregtare të Amerikës, transmeton “Zeri.info”.

“Ne besojmë se nëse dërgojmë më shumë kapital në këto komunitete mund të arrihet një ndryshim domethënës për njerëzit dhe bizneset në to, ndihmojmë më shumë familje të blejnë shtëpinë e tyre të parë ose të kursejnë për kolegj dhe më shumë biznese të vogla hapen ose rriten”, tha “Netflix-i” në një deklaratë.

Si pjesë e iniciativës, kompania po investon gjithashtu 25 milionë dollarë në Korporatën Mbështetëse të Iniciativave Lokale (LISC) me qendër në New York, një kompani kjo për zhvillim të financave me 35 zyra në të gjithë vendin që mbështet sipërmarrësit me ngjyrë në një larmi biznesesh.

Presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i LISC-ut, Maurice Jones, tha se “Netflix-i” së pari iu ofrua organizatës së tij në lidhje me një marrëveshje të mundshme pas vrasjes së George Floydit më 25 maj nga policia e Minneapolisit, e cila ngjalli reagim kombëtar për racizmin sistematik.

“Mendimi im është se ata u ofruan te ne pasi e kanë parë punën që po bënim me investimet në biznese të vogla, veçanërisht bizneset e udhëhequra nga njerëz me ngjyrë”, i tha Jones “CNN Business”-it.