IPKO pasuron pakon TOP - Më shumë internet dhe benefite në një vend

IPKO pasuron pakon TOP - Më shumë internet dhe benefite në një vend

Ekonomia October 27, 2020 - 09:05

IPKO, si një ndër kompanitë me kujdesin më të mirë ndaj klientëve, vazhdon të sjellë pako të përshtatshme për secilin përdorues, duke u kujdesur që secili të mund të bëjë zgjedhjen e duhur per vete.

Pakot TOP janë disa prej pakove më të përshtatshme për secilin që dëshiron të ketë të gjitha shërbimet në një vend: internetin më stabil, televizion digjital me përmbajtjen me ekskluzive në vend, me komunikim falas mes 10 numrave të IPKO-së, dhe janë të përshtatshme për biznese të vogla dhe familje.

Tani, Pakot TOP janë pasuruar me më shumë benefite duke ofruar më shumë internet dhe me shpejtësi më të madhe. Tek pako TOP S është shtuar interneti në mobil nga 3GB në 4GB, ndërsa tek pakot TOP M dhe TOP L është shtuar interneti në mobil nga 5GB në 10GB, si ofertë promocionale.

Gjithashtu, shpejtësia e internetit fiks për pakon TOP M është rrit nga 40mbps në 60mbps. Për më tepër, klientët mund të aktivizojnë edhe aplikacionet e rrjeteve sociale të cilat pastaj mund ti shfrytëzojnë pa limit. IPKO ofron internetin më të mirë dhe më të shpejtë në vend.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj oferte vizitoni faqen: https://www.ipko.com/privat/televizioni-digjital/pako-top/.

Të gjitha pagesat dhe aktivizimet e pakove mund të bëhen online përmes shop.ipko.com. Përdorimi i kanaleve online për të bërë pagesa ose aktivizuar shërbime, është mënyra më e mirë për të kursyer kohë dhe për të shmangur kontaktin me të tjerët.

IPKO është plotësisht e angazhuar për t'u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë mobile dhe shërbimeve fikse në vend, me një fokus të veçantë te klienti, IPKO është gjithmonë në vënie të trendëve për të tejkaluar pritjet e klientit, duke ofruar produkte dhe shërbime Premium.