
Punëtorët në zonat e kuqe mund të kthehen në shtëpi një orë pas orës policore
Ekonomia
November 17, 2020 - 14:42
Punëtorët në zonat e kuqe mund të lëvizin një orë pas fillimit të orës policore, kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.
Rukiqi ka thënë se autoritetet përgjegjëse ia kanë konfirmuar se punëtorët që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre deri në një orë pas fillimit të orës policore. Të njëjtit duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në orën 19:00, transmeton “Zeri.info”.
Po ashtu kreu i OEK-ut ka thënë se edhe për punëtorët e kompanive që e kanë të organizuar punën me turne lejohet lëvizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrë nga ATK-ja. /Zëri