Hoti nënshkruan me Agjencitë e OKB-së në Kosovë Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Hoti nënshkruan me Agjencitë e OKB-së në Kosovë Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Ekonomia December 03, 2020 - 18:11

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë.

Hoti bashkëpunimin mes Kosovës dhe agjencive të OKB-së në Kosovë e ka cilësuar të mirë, me synim të thellimit.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, ka thënë Hoti.

Në komunikatën e dërguar për media bëhet e ditur se Hoti po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër COVID-19. /Zëri