Trusti tregon si mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve

Trusti tregon si mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve

Ekonomia December 04, 2020 - 15:10

Sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili i ka hap rrugë edhe tërheqjes së 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se duhet të presin derisa ky projektligj të nënshkruhet nga presidenti, që më pas të lejohet aplikimi për tërheqje të kursimeve.

“Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë, por nuk varet nga Trusti. Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mundë të aplikohet për 10-përqindëshin, si dhe do të japim detajet për aplikim”, thuhet në njoftimin e Trustit. /Zëri

Postimi i plotë:

Njoftim për miratimin e projektligjit që lejon 10-përqindëshin

Të nderuar kontribuues,

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që lejon tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti.

Por, ne jemi të OBLIGUAR që të presim që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin. Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti.

Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim.

E përsërisim këtu që të gjithë kontribuuesit e interesuar ta kenë parasysh që:

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.