Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
BE-ja i dhuron Kosovës mbi 11 milionë euro për luftën kundër pandemisë

BE-ja i dhuron Kosovës mbi 11 milionë euro për luftën kundër pandemisë

Ekonomia January 14, 2021 - 16:58

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sipas një njoftimi nga zyra e BE-së në Prishtinë, thuhet se projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme.

Ato do të zbatohen nga Save the Children, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ambasadori Szunyog do t’i nënshkruajë kontratat me të tri organizatat në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, gjatë eventit virtual që zhvillohet ditën e nesërme./Zëri