Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pagesa për një orë punë në BE: Danimarka 45.8 euro, Bullgaria 6.5 euro
Foto: BNS

Pagesa për një orë punë në BE: Danimarka 45.8 euro, Bullgaria 6.5 euro

Ekonomia April 01, 2021 - 18:06

Danimarka është vendi anëtar i Bashkimit Evropian që ka pagën më të lartë për sa i përket një ore punë. E në anën tjetër, Bullgaria është vendi tjetër anëtar që gjendet e fundit në këtë listë, transmeton Zeri.info.

Këto të dhëna janë publikuar nga agjencia evropiane e statistikave, “Eurostat”.

Për vitin që lamë pas, në BE, pagesa mesatare për një orë pune në të gjithë ekonominë ishte 28.5 euro, ndërsa në Eurozonë, kjo shifër arriti në 32.3 euro.

Ndërkaq, duhet theksuar se mes vendeve të BE-së ka një hendek të madh të nivelit të pagesës për një orë pune; në Bullgari arrin në 6.5 euro, Rumani 8.1 e në Hungari 9.9 euro; situatë krejtësisht ndryshe mbretëron në Danimarkë, ku për një orë pune paguhesh 45.8 euro, në Luksemburg 42.1 dhe në Belgjikë 41.1 euro për një orë pune.

Sa u takon diferencave mes sektorëve të ekonomisë, në ndërtimtari pagesa mesatare për një orë pune gjatë vitit 2020 ishte 25.6 euro në të gjitha vendet e BE-së, ndërsa në shërbime, ora e punës u pagua 28.2 euro.

Më shumë se këto dy kategori paguhen ata që punojnë në administratë publike, pasi mesatarisht për një orë pune marrin 29.7 euro.

Rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 e ka pasur Portugalia me 8.6%, e ndjekur nga Lituania 7.5% dhe Sllovakia 7%. Ndërsa ulje kanë pasur Malta, Qipro dhe Irlanda.

Pagesa mesatare për një orë punë:

Mesatarja e BE-së: 28.5 euro

Eurozona: 32.3 euro

Bullgaria: 6.5 euro

Rumania: 8.1 euro

Hungaria: 9.9 euro

Danimarka: 45.8 euro

Luksemburgu: 42.1 euro

Belgjika: 41.1 euro

/Zëri/

Image