Buzhala: Për shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk vendos KESCO

Buzhala: Për shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk vendos KESCO

Ekonomia April 02, 2021 - 14:46

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka dhënë sqarim lidhur me deklaratën se pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike, e cila u përmend në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Buzhala ka thënë se për liberalizimin e tregut nuk vendos KESCO, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

“Për liberalizimin e tregut nuk vendos KESCO, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Sa u përket çmimeve për konsumatorët e derregulluar, çdo parashikim është spekulim. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin vetë prej kujt ta blejnë e me çfarë çmimi, në bazë të marrëveshjes në mes të konsumatorit përkatës dhe furnizuesit të përzgjedhur”, ka thënë ai.

Lexoni postimin e plotë:

Për liberalizimin e tregut nuk vendos KESCO, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Sa u përket çmimeve për konsumatorët e deregulluar, çdo parashikim është spekulim. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin vetë prej kujt ta blejnë e me çfarë çmimi, në baza të marrëveshjes në mes të konsumatorit përkatës dhe furnizuesit të përzgjedhur. Ndryshe, në proces është derregullimi i konsumatorëve të kyçur në nivelet 35 kV dhe 10 kV. Por, mbi 99 për qind e konsumatorëve të KESCO-s janë të kyçur edhe ashtu ne nivelin 0.4 kV. Pra, liberalizimi për këta konsumatorë nuk është në proces të ndodhë tash”.