Rukiqi: Masa të reja do të ketë, bizneset do të përkrahen financiarisht për qiratë dhe pagat e punëtorëve

Rukiqi: Masa të reja do të ketë, bizneset do të përkrahen financiarisht për qiratë dhe pagat e punëtorëve

Ekonomia April 03, 2021 - 19:36

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se do të ketë masa të reja kufizuese për 12 ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se krahas vendimit për masat e reja kufizuese, do të miratohet edhe vendimi për përkrahje financiare të bizneseve që do të preken nga masat e reja.

“Nga takimi me Ministrat Vitia, Hajdari dhe Murati - Pavaresisht kundershtimit tone, per cfaredo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do te kete - Masat do te jene te kufizuara ne kohe: 12 dite - Krahas vendimit per masa te reja kufizuese, do te miratohet vendimi per perkahje financiare te bizneseve qe preken nga masat e reja (qiraja + pagat e punetoreve)”, ka shkruar ai./Zëri