Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Nis rregullimi i gypit që la pa ujë disa fshatra në Prishtinë, qytetarët e dëmtuan duke hedhur materiale inerte

Nis rregullimi i gypit që la pa ujë disa fshatra në Prishtinë, qytetarët e dëmtuan duke hedhur materiale inerte

Ekonomia May 02, 2021 - 13:10

Disa fshatrave të Prishtinës dhe një pjese të banorëve të Graçanicës iu është ndalur uji tash e disa ditë. Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka nisur të shtunën ndërtimin e linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, për t'i mundësuar furnizimin me ujë kësaj pjese të kryeqytetit.

Sipas kësaj kompanie, ky gyp duhej të ndërtohej dy muaj më vonë, por hedhja e pa kontroll materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, i detyruan ata të intervenojnë më herët.

“Të nderuar konsumatorë të fshatit Kishnicë, gjysma e fshatit Badoc , Shushicë, Shashkovc dhe një pjesë e vogël Graçanicës, ju njoftojmë se që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në realizimin e ndërtimit të linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, pasi që sanimi i tij ka qenë i parealizueshëm për shkak të dëmtimit të shpeshtë si pasojë faktorit njeri, hudhja e pakontrollë e materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së organeve lokale hedhja e materialeve është bërë pa kontroll. Pavarësisht se kishim këtë projekt të planifikuar, dëmtimet e shpeshta na detyruan që, dy muaj më herët të dalim me ekipet tona për të sanuar gjendjen aty. Këto zona janë pa ujë qe disa ditë ,deri në ndërtimin e kësaj linje të re, e cila do u mundësojë furnizim me ujë pa probleme infrastrukturore, zonave të lartcekura. Pra, çdo investim në infrastrukturë realizohet për shërbime më të mira për konsumatorët tanë, por deri në realizimin përfundimtar ne detyrohemi të ndërprejmë furnizimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Zëri

 

Image

Image