Banka Botërore konfirmon mbështetjen për Kosovën

Banka Botërore konfirmon mbështetjen për Kosovën

Ekonomia October 12, 2021 - 18:02

Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajti takim me Zëvendës-Presidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde.

Murati shprehu falënderimin ndaj Bankës Botërore, si një ndër institucionet e para që ka mbështetur Kosovën që nga fillimi i pandemisë.

“Diskutimet përgjatë takimit u fokusuan rreth gjendjes makrofiskale, si dhe ringjalljes ekonomike dhe konsolidimit fiskal në Kosovë. Një theks i veçantë gjatë diskutimeve iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim theksohet se Grupi i Bankës Botërore konfirmoi mbështetjen e tyre për Qeverinë e Kosovës, ndërsa Murati theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve, ku ftoi Bankën që bashkërisht të punojnë drejt realizimit të tyre sipas afateve të caktuara në marrëveshjet financiare. /Zëri