Ndalet puna në minierën e Trepçës, minatorët s’duan të punojnë pa u liruar Rafet Ibishi, paralajmërohet nisja e grevës

Ndalet puna në minierën e Trepçës, minatorët s’duan të punojnë pa u liruar Rafet Ibishi, paralajmërohet nisja e grevës

Ekonomia October 19, 2021 - 23:06

Puna në minierën e Trepçës në Stan Tërg të Mitrovicës është ndalur krejtësisht, këtë e kanë konfirmuar burimet e "Jepi zë" brenda ndërmarrjes.

Minatorët po refuzojnë të punojnë pasi, ish u.d. kryeshefit Rafet Ibishi, dhe disa punëtorë tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kërkesa e minatorëve është që të lirohet nga paraburgimi Ibishi dhe punëtorët tjerë.

Minatorët kanë paralajmëruar se në rast të mos lirimit të këtyre punëtorëve, do të fillojnë grevën qysh nga dita e nesërme.

Ndryshe arrestimi dhe përjashtimi i këtyre personave ka ardhur pasi, dy ditë më parë disa persona ishin futur në zyret e menaxhmentit të Trepçës dhe kishin sulmuar kryeshefin e ri të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e administratës Besim Haxhiu.