Ministria e Infrastrukturës njofton për bllokimin e rrugës Lum i Madh-Maxhunaj
Foto: Zëri /Arkiv

Ministria e Infrastrukturës njofton për bllokimin e rrugës Lum i Madh-Maxhunaj

Ekonomia December 01, 2021 - 17:31

Ministria e Infrastrukturës njofton se sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e MI-së.