NLB Banka, sponsore tradicionale e FC Prishtinës

NLB Banka, sponsore tradicionale e FC Prishtinës

Ekonomia January 13, 2022 - 10:40

Edhe këtë vit NLB Banka vazhdon mbështetjen tradicionale për klubin e futbollit më të vjetër në Kosovë, FC Prishtina, i cili këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit.

“Me kënaqësi mbështesim këtë klub të madh të futbollit vendas, sportit më të popullarizuar. Ne në NLB Banka besojmë se sporti është i rëndësishëm dhe përpiqemi të ndihmojmë klubet e sportit në çdo mënyrë që mundemi. ” tha Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Në anën tjetër  Remzi Ejupi, Kryetar i Bordit të FC Prishtina, u shpreh falenderues për këtë mbështetje të vazhdueshme tradicionale që NLB Banka i jep klubit. “Me mbështetjen tuaj ne kemi mundësi t’i mbajmë dyert hapur për lojtarët dhe tifozët e futbollit që janë të përfshirë në këtë klub dhe të garojmë edhe në ndeshje ndërkombëtare me sukses. Kemi një skuadër shumë të fort që po tregon rezultate shumë të mira. Këtë vit ne festojmë edhe 100-vjetorin e themelimit të klubit.”

Ky sponsorim është pjesë e angazhimit të Bankës për të ndihmuar komunitetin ku veprojmë dhe për të mbështetur dhe promovuar futbollin në nivel më të lartë. NLB Banka do të vazhdojë mbështetjen për aktivitete sportive edhe në të ardhmen.

Image