Qeveria ia premton Telekomit 13 milionë euro për kodin telefonik të Kosovës dhe 1 milion për internet në veri

Qeveria ia premton Telekomit 13 milionë euro për kodin telefonik të Kosovës dhe 1 milion për internet në veri

Ekonomia November 29, 2022 - 19:04

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Telekomin e Kosovës, ku është njoftuar me zhvillimet në këtë ndërmarrje publike nga u.d. kryeshefja Ekzekutive, Burbuqe Hana.

Ministrja Rizvanolli tha se edhe gjatë vizitës që i ka bërë kësaj ndërmarrjeje së bashku me kryeministrin, kanë vërejtur ndryshime për të mirë.

Rizvanolli tha se Telekomi po kthjellet dhe se operimi do të fillojë edhe në veri të vendit.

“Në Telekom nuk ishte bërë asnjë investim në teknologji që nga viti 2015. Sot jemi para një momenti shumë më rëndësi, Telekomi është në fund të procesit të zëvendësimit rrënjësor të teknologjisë për telefoninë mobile, apo Vala siç e njohim”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në një pikë të rëndësishme, ku një obligim i përbashkët për ta përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të shtrirë shërbimet e Telekomit në të gjithë vendin është duke u realizuar”.

“Gjatë vitit në vijim do të fillojë zbatimi i dy projekteve me rëndësisë, siç është kodi i Unioni i Telekomit dhe Vala do të jetë e Kosovës më në fund dhe jo i Monakos”.

“Telekomi është shpallur nga Oda Ekonomike si tatimpaguesi më i rregullt” tha ajo.

12 milionë euro gjatë këtij viti dhe 3 milionë euro si borxhe. Të hyrat e këtij viti janë rritur dhe shpenzimet janë ulur.

“302 punëtorë e kanë marrë këtë pako dalëse dhe kjo ka ndikuar, duke marrë parasysh që ka pasur kritere strikte për vlerësim. Këto dalje nuk kanë ndikuar negativisht në Telekom, por vetëm kanë ndikuar pozitivisht duke i kursyer ndërmarrjes 270 mijë euro në baza mujore”, tha tutje Rizvanolli.

Kryesuesi i Bordit, Shpëtim Dobra, tha se janë duke bërë gjithçka të mundshme që t’i dërgojmë përpara proceset që janë të dobishme për Telekomin.

“Patëm një takim shumë të frytshëm. E njoftuam ministren se ne jemi duke u përpjekur së bashku me menaxhmentin që të bëjmë më të mirën të mundshme për të gjitha proceset që i konsiderojmë të domosdoshme për Telekomin”, tha ai.

Rizvanolli: Vitin tjetër, Telekomit do t’i ndahen 13 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vizitës në Telekomin e Kosovës tha se për këtë vit kjo ndërmarrje do të ndihmohet me 1 milion euro, për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës.

Ndërsa vitin e ardhshëm, kësaj ndërmarrjeje publike do t’i ndahen edhe 13 milionë euro.

“Për periudhën e menjëhershme jemi duke shikuar mundësi që të ndihmojmë Telekomin për të përballura investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës në vlerë prej rreth 1 milion euro. Ndërsa sa i përket vitit tjetër po flasim për një shumë prej 13 milion euro, për së paku 13 milion euro, për migrimin në kodin telefonit të Kosovës nga ai i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit”, tha ajo.