Ekzekutohen 100 euro për studentët

Ekzekutohen 100 euro për studentët

Ekonomia November 30, 2022 - 15:49

50,778 studentë sot kanë pranuar mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.

Qeveria për studentët!”, shkroi Murati. /Zëri