Fejzullahu: Rryma do të shtrenjtohet rreth 14-15%, shkaqe rritja e çmimit të importit dhe inflacioni

Fejzullahu: Rryma do të shtrenjtohet rreth 14-15%, shkaqe rritja e çmimit të importit dhe inflacioni

Ekonomia March 23, 2023 - 13:39

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n. Kësisoj, rryma duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për rreth 14-15 për qind bazuar në këto tarifa.

Kështu bëri të ditur kryetari i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se rritja e saktë do të dihet në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi, por se ajo llogaritet të jetë përafërsisht 14 deri 15 për qind.

Fejzullahu, për këtë shtrenjtim të rrymës, ka fajësuar rritjen e çmimit të importit, rregullimet që po bëhen në Bllokun B të KEK-ut dhe inflacionin.

“Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të importit dhe rregullimet në Bllokun B, por edhe inflacionin, ZRRE-ja ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës”.

“Kemi llogaritur se rritja do të jetë 14-15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen tjetër të ZRRE-së”, tha ai. /EO