Qeveria propozon dy emra për pozitën e një anëtari në Bordin e OSHP-së

Qeveria propozon dy emra për pozitën e një anëtari në Bordin e OSHP-së

Ekonomia June 07, 2023 - 12:10

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot janë prezantuar emrat e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Albin Kurti lexoj emrat e dy kandidatëve të cilët garojnë për këtë pozitë.

“Xhevdet Ahmetaj dhe Isa Hasani. Qeveria do të ketë vëmendje te profesionalizimi dhe integritetin e kryerjes së punës të gjitha bordet publike. Ne garantojmë mbrojte për të diturit dhe të ndershmërit, dhe do të dënojmë brenda kompetencave tona çdo devijim nga pastërtia e figurës duke ruajtur integritetin e institucionit”, tha Kurti.

Këta emra do t’i dërgohen Kuvendit për votim dhe për të zgjedhur njërin prej tyre si anëtar të Bordit të OSHP-së.