Rizvanolli: Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë

Rizvanolli: Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë

Ekonomia June 11, 2023 - 17:06

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se shumë kompani ndërkombëtare kanë shprehur interesim për ankandin e parë solar të Republikës së Kosovës prej 100MW.

Ajo së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kolegët nga USAID Kosovo dhe disa nga investitorët potencialë, janë mirëpritur nga banorët e zonës në tokën e ankandit të parë solar fotovoltaik të Republikës së Kosovës prej 100MW, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit.

Rizvanolli u shpreh se ky projekt është mirëpritur nga banorët, teksa tha se Qeveria është e përkushtuar që të sjellë kompani të ndryshme për investitor.

“Ftoj të gjitha kompanitë kosovare e ndërkombëtare, dhe mërgatën tonë që të shqyrtojnë dokumentacionin e aplikimit, ta ndajnë me investitorët potencialë dhe të dërgojnë pyetjet eventuale përmes kanaleve zyrtare sipas udhëzimeve”, shkroi ajo ndër tjera. /Zëri