Rriten për 12% remitancat, diaspora dërgoi mbi 100 milionë euro në korrik

Rriten për 12% remitancat, diaspora dërgoi mbi 100 milionë euro në korrik

Ekonomia September 26, 2023 - 09:27

Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ndërsa remitancat më të larta vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe SHBA-ja, transmeton Zeri.info.

“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB-së 42%, kanalet e tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%”, thuhet në publikim. /Zëri