Kurti: OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale, mundësohen punësimi e mirëqenia për grupet e cenueshme
Foto: Laura Hasani

Kurti: OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale, mundësohen punësimi e mirëqenia për grupet e cenueshme

Ekonomia November 20, 2023 - 11:12

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe bizneset.

Kurti ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mundë të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cenueshme.

“Për herë të parë në Kosovë Qeveria jonë mundëson që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”.

Image

“Lehtësirat të cilat do t’u ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cenueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”, tha Kurti, raporton EO.

Image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cenueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.

Image

Sipas tij, përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, tha ai.

Image
Image
Image
Image