Murati shpjegon masën për familjet në nevojë: 120 euro për familje dhe nga 30 për anëtarë
Ekonomia
December 06, 2023 - 09:47
Në Prishtinë është bërë prezantimi i Masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistencë sociale.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se secila familje do të jetë përfituese e shumës prej 120 eurove për blerjen e lëndëve djegëse.
Përveç 120 eurove plus do të ndahet shuma prej 30 eurove për secilin anëtar, njofton KlanKosova.tv.
“Për një familje katëranëtarëshe do të jepen 120 euro, plus 120 për anëtarët”, ka vazhduar Murati.
Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues.
Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro, derisa masa është mbështetur nga Bashkimi Evropian.