Rama me asamblistët e LDK-së s’po marrin pjesë në seancën ku po diskutohet falja e tatimit në pronë

Rama me asamblistët e LDK-së s’po marrin pjesë në seancën ku po diskutohet falja e tatimit në pronë

Ekonomia December 07, 2023 - 18:15

Kryetari i Prishtinës, së bashku me asamblistët e LDK-së nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit komunal në të cilën po diskutohet falja e tatimit në pronë për vitin 2023.

Në këtë seancë po marrin pjesë asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMA-s, ndërsa po mungojnë vetëm asamblistët e LDK-së dhe kryetari i Prishtinës që vjen po ashtu nga kjo parti, Përparim Rama.

Nisma për faljen e tatimit në pronë është propozuar nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ditë më parë, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka dhënë një propozim për mënyrën e faljes së tatimit në pronë.

“Propozoj që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet”.

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, sipas tij, nëse një pronë ka pasur tatim prej 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar që të ketë 300 euro, atëherë sipas Ramës, falja do të jetë 100 euro.